Abi Byrd
Abi është një dhjake e shërbesës së grave në kishën baptiste të Stërling Park dhe mësuese pianoje. Ajo ka një zell të madh për dhënien e mësimeve mbi shkrimet biblike dhe është një nga udhëheqësit e grupeve të punës me gratë në panairet biblike të drejtuara nga Simian Trust. Abi dhe familja e saj kanë kaluar disa vite të jetës së tyre duke jetuar e shërbyer si misionarë në Kosovë. Tashmë Abi jeton në Virginia (SHBA) së bashku me burrin e saj Brad dhe katër fëmijët e tyre, si dhe një qen dhe një kameleon.
Ralph Deppingf
Ralph është një inxhinier programues që punon në industrinë e radiotelevizionit dhe transmetimit si dhe shërben si plak kishe në Kishën ku ai është rritur, Carrigaline Baptist. Atë e nxiti vizioni i Radstock për kishat lokale që mund të krijojnë lidhje së bashku në mision mbarëbotëror dhe që se si Carrigaline mund të përfshihet gjithashtu në këtë gjë. Ralph-i është i martuar me Cherie-n dhe ata janë bekuar me tre fëmijë të vegjël. Në një pjesë të kohës së lirë, përpos atyre më lart, ai përfshihet si mbështetës i sportit Munster rugby si dhe i pëlqen të japë kontributin e vetë si pjesë e bordit të prindërve në shkollën fillore.
Mike Gibson
Profil që do të shtohet së shpejti
Katy Jones Parry
Profil që do të shtohet së shpejti
Mike McKinley
Mike McKinley shërben si pastor i kishës baptiste Sterling Park në Sterling, VA (USA). Ai është i martuar me Karen (dhe kanë pesë fëmijë të jashtëzakonshëm!) Edhe ai është i pasionuar pas kishëmbjelljes, bejzbollit dhe futbollit amerikan. Mike ka shkruar libra të shumtë ndër to përmendim :"Church Planting is for Wimps" "Am I really a Christian?"; dhe essenë: "How Christ's Final Day Changes Your Every Day". Gjithashtu Mike jep kontributin e tij duke punuar në 9marks.org dhe Christianity.com.