Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Ekipi i Drejtimit Strategjik

   Brian Jose, Drejtor Ekzekutiv

Puna e Brian Jose integron angazhimin e tij për zhvillimin e Rrjetin të Kishave të Radstock, nxitjen e misionit mbarëbotëror dhe inciativën për mbjellien e kishave lokale nga kisha baptiste e Stopsley në Luton të Anglisë si dhe nxitjen e një lëvizjeje misionare dhe kishëmbjellëse në Shqipëri, ku ai dhe gruaja e tij Audrey jetojnë.

Brian e filloi shërbesën e tij si misionar në vitin 1980, duke punuar në zonën komuniste të Europës Lindore dhe vazhdon me të njëjtin passion për t'i parë kishat në këtë anë të botës që të kenë pjesën e tyre në misionin mbarëbotëror. Ai merr energji duke punuar me ekipet - brenda rrjetit të Radstock, kishës së tij, ose në fushën e akullit të klubit hokeji. Dy vajzat e rritura tashmë të Brian pasqyrojnë përvojën ndër-kulturore të prindërve të tyre: ato kanë lindur në Austri, mbajnë pasaporta britanike dhe jetojnë në Kanada dhe ishujt Filipine. Brian ka një eksperiencë të gjatë si misionar, si drejtues i agjensisë së misionit, drejtues kishe dhe konsulent nëpër kisha.

kontakto në

     Anthony Adams shërben si Drejtor i Kishave në Angli dhe është veçanërisht i përfshirë me iniciativat në Kosovë, Ukrainë dhe Indi. Pasioni i tij është t'i shohë kishat në të gjithë botën të kuptojnë se çfarë do të thotë të përfshihen në shërbesë të nivelit global dhe në të njëjtën kohë të jenë bekim për komunitetet e tyre. Përveç punës së tij me Radstock, Anthony është i përfshirë si mësues në plane të ndryshme edukimi, si dhe drejton në një zonë ndërkulturore, kishën me emrin ‘Urban Life", në Derby të Anglisë. Ai është i martuar me Emën dhe është babai i katër fëmijëve.

kontakto në: 

     Joy Campbell dhe bashkëshorti i saj Ross, jetojnë në Currabinny, Cork, Irlandë.  Joy është njëra prej vullnetareve të para të  Radstock që prej vitit 1983!   Ajo shërben sot si Drejtuese e "Marëdhënieve të Kishës me jashtë" dhe e "Mbështetjes Misionare". Ajo drejton proçesin e rekrutimit të vullnetarëve dhe menaxhon linjat e komunikimit ndërmjet kishave, vullnetarëve dhe projekteve. Ajo ka katër fëmijë, të cilët edhe ata janë pjesë e kishës baptiste Carrigaline.   Nëse doni të dini më tepër rreth punës së Joy - it, kliko këtu.

kontakto në: 

     Kara Callaghan shërben si Drejtuese e Operacioneve të Radstock. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar Kara ka zhvilluar një passion të veçantë për të lidhur kultura të tjera për hir të ungjillit dhe të shikojë kishat lokale të përgatitura për mision mbarëbotëror. Përveç rolit që ajo ka në Radstock, Kara është gjithashtu pjesë e stafit në kishën e saj: kisha presbiteriane "Grace” në Washington DC.

 kontakto në:    

Back to Top