Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Themeli Biblik

kisha të lidhura…

Njerëzit e Perëndisë janë në zemër të asaj se çfarë Perëndia është duke bërë. Qëllimet e Perëndisë nuk janë të fokusuara në njerëz të cilët nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin, por janë të fokusuara mbi popullin e Tij. Këto premtime ndaj kishës gjejnë përmbushje vetëm në Krishtin. Kisha është Izraeli i ri, kombi i shenjtë. Jezusi dha jetën  për kishën, Nusen e Tij.

( Efesianëve 5:25; 1Pjetrit: 2:4-10; Zbulesa: 21:1-3).

Kisha lokale është në qendër të misionit të Perëndisë. Dhjata e Re flet e paraqet kishën në dy aspekte : si bashkësi hyjnore e mbledhur në mënyrë të vazhdueshme rreth fronit të Perëndisë dhe në aspektin e bashkësisë në tokësore që shpreh në kohë dhe hapsirë këtë realitet hyjnor. Eshtë pikërisht në këtë mënyrë se si është shprehur përgjatë gjithë historisë qëllimi shpëtimtar i Perëndisë për popullin e Tij .

( Hebrenjve 12:22-24; Galatasve 4:26; Zbulesa 21:1-3)

Nëpërmjet përfshirjes së johebrenjve dhe krijimit të një populli të vetëm për Perëndinë, plani i përjetshëm i Perëndisë për të pajtuar të gjitha gjërat në Krishtin u është bërë i dukshëm qeveritarëve dhe autoriteteve, ashtu siç është bërë i ditur në këtë kohë në kishë.

( Efesianëve 1:9-10; 2:11-13: 13).

…për mision mbarëbotëror.

Perëndia i Biblës është një Perëndi i misionit. Bibla është historia e planit që Perëndia ka për shpëtimin e njerëzve të Tij. Premtimi që Perëndia i bëri Abrahamit ishte që ai do të ishte një bekim për kombet. Izraeli ishte thirrur për të qenë një dritë për johebrenjtë dhe në Krishtin kjo gjë është përmbushur, pasi lajmi i mirë i shpëtimit ka arritur kombe të tëra.

( Zanafilla 12:1-3; Ligji i Përtërirë 4: 6-8; Isaia 56:3-8; 60:1-3; Mateu 28:18-20; Galatasve 3:6-9)  

Misioni është në qendër të asaj se çfarë do të thotë të jesh një kishë dhe kisha është në qendër të asaj se çfarë do të thotë të bësh mision. Mënyra e jetesës së komunitetit të krishterë është pjesë e mesazhit të Ungjillit për pajtimin. Misioni zë vend kur njerëzit shikojnë dashurinë që ne kemi për njëri-tjetrin. Kisha lokale është gjithashtu konteksti natyral ku njerëzit dishepullizohen. Si pasojë, kisha dhe misioni janë dy anë të së njëjtës monedhë.

( Gjoni 13:34-35; 17:23; Veprat e Apostujve 4:32-35). 

Kudo ku njerëzit i janë përgjigjur Ungjillit, aty janë mbjellë kisha të reja. Ato kisha vazhduan misionin apostolik duke u bërë edhe vetë kisha misionare. Prej tyre u mbollën edhe shumë kisha të tjera të reja.

(Veprat e Apostujve 11:19-26; 18:1-8). 

Back to Top