Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Historik

Në periudhën e komunizmit në Rusi, një organizatë gjermane e quajtur “Friedensstimme” (Gjermanisht ‘Zëri i Paqes’) punoi në emër të besimtarëve të fshehtë apo të burgosur në vendin që në atë kohë quhej Bashkimi Sovjetik. Një degë e kësaj organizate britanike punoi për të rritur ndërgjegjësimin kombëtar si dhe për të qenë një zë i fortë mbrojtës i tyre në Britaninë e Madhe, për të gjithë ata besimtarë që jetonin prapa Perdes së Hekurt. Në 1991 kur muri i Berlinit u rrëzua, ata që ishin të përfshirë në Friedensstimme UK, duhet të vendosnin nëse do të vazhdonin me punën e advokimit në emër të të gjithë të shtypurve të tjerë në vende të tjera të botës apo do të vazhdonin misionin e tyre për të çuar Ungjillin në gjithë Rusinë dhe më gjerë.

Me anë të shumë lutjeve u vendos që burrat dhe gratë e Friedensstimme UK do të ndiqnin ndërtimin e partneriteteve për Ungjillin me besimtarët që ishin në vendin që tashmë quhej "ish Bashkimi Sovjetik". Dhe kështu u krijua një organizim që u quajt "Shërbesat e Radstock", emër që e mori për nder të një anëtari të aristokracisë Britanike, Lordit Radstock, i cili në 1870 pati një ndikim të madh në themelimin e Kishës Ungjillore në Rusi. Radstock ia dedikoi veten e vet punës për të parë kishat lokale në Rusi, Mbretëri të Bashkuar dhe më gjerë, që të marrin privilegjin dhe përgjegjësinë për misionin.

Përgjatë 1990, lidhjet e Radstock me kishat lokale shkuan përtej ish-Bashkimit Sovjetik drejt Europës Lindore. Angazhimi i  Radstock për të pajisur dhe për të mobilizuar kishat për mision pati ekspansion me kapërcimin në shekullin e ri, pasi rrjeti i kishave u përhap edhe më tej në Ballkan, në SHBA dhe Zambie. Sot, këto kisha në mënyrë aktive janë duke kërkuar për mundësi të reja misioni nëpërmjet bashkëpunimit ungjillizues, duke synuar inkurajimin dhe pajisjen e kishave lokale dhe të njëri-tjetrit për mision.

Back to Top