Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Vlerat

Shërbesa e Radstock është e përqëndruar t"i japë :

përparësi Ungjillit

Jezus Krishti e zbrazi Veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori e i ngjashëm me njerëzit, duke u lindur në këtë botë për lavdinë e Atit të Tij për shpëtimin e popullit të Tij. Prandaj ne jemi të bindur që për Lavdinë e Perëndisë ta bëjmë prioritet shpërndarjen e Lajmit të Mirë të Jezus Krishtit dhe përfshirjen në misionin e Tij, përpara plotësimit të interesave tona. Ne do të varemi në Perëndinë, duke e jetuar jetën si shërbëtorë besnikë, sakrifikues dhe të adaptueshëm, sepse Ungjilli ka përparësi ndaj dëshirës për rehati, ndaj preferencave tona, është mbi sigurinë dhe traditat tona.

e përqëndruar në komunitetin e Kishës.

Jeta e Krishterë nuk është një ndjekje individuale. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar me Krishtin dhe me njëri-tjetrin, duke jetuar dhe duke shërbyer së bashku në Trupin e Tij të mishëruar në Kishën lokale. Këto komunitete kishash janë në qendër të planit të Perëndisë për mision.

Prandaj projektet dhe shërbesat tona fillojnë gjithmonë apo janë të bazuara në jetën dhe rritjen e kishës lokale. Në kontekstin e kishave, plotshmëria e Lajmit te Mirë demonstrohet dhe shpallet me anë të mënyrës se si besimtarët jetojnë së bashku besimin e tyre dhe sjellin dritë deri në skajet më të errët të shoqërisë së tyre.

e përqëndruar në zbatimin e së Vërtetës me përulësi

Ne jemi të bashkuar në Krishtin dhe të urdhëruar për ta dashur njëri-tjetrin.

Prandaj, duke pasur besim të plotë në Ungjill, ne do të punojmë së bashku me dashuri, respekt dhe përulësi, duke pranuar që midis kishave ungjillore në të gjithë botën ka ndryshime në kulturë dhe çështje të dorës së dytë të besimit. Ne përpiqemi të mos lejojmë që këto ndryshime të qëndrojnë në rrugën tonë të shërbesës së Ungjillit. Ne e bëjmë këtë në dorëzim të plotë ndaj Biblës si Autoriteti ynë final, Fjalë e sigurtë dhe e mjaftueshme nga Perëndia.

bashkëpunim ndërkombëtar

Kisha që punojnë së bashku përtej dallimeve etnike dhe kulturore, dëshmi e ndryshimit dhe Unitetit madhështor të trupit të Krishtit.

Prandaj ne kemi si qëllim të shkojmë përtej unitetit teorik, drejt marrëdhënieve të besimit dhe bashkëpunimit të prekshëm midis kishave të apo jo së njëjtës kulturë. Ne besojmë se kishat duke punuar së bashku mund ti shërbejnë Jezusit më mirë sesa duke qënë vetëm, duke ndarë përvojat, eksperiencat , të kuptuarit e kulturës dhe burimet.

rritje të shumfishtë

Ne jemi biblikisht të bindur që kisha është strategjia që Perëndia ka për misionin dhe e shikojmë misionin jo si një mjet jetese, por si tipar dominues biblik të jetës së kishës.

Prandaj ne jemi të përkushtuar për shtimin e kishave të reja. Ne duam të katalizojmë një vizion misionar në bashkëpunim me kishat ekzistente, me fokus mbjelljen e kishave të reja, të cilat do të vazhdojnë të mbjellin më shumë kisha të tjera: - deri sa Ungjilli të arrijë skajet e botës.

Back to Top