Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

5 HAPA SI TA PËRFSHINI GJITHË KISHËN TUAJ NË MISION

postuar Nga Max Tikhonoff

Pastaj Jezusi iu afrua dhe iu foli atyre duke thënë: " Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë kombet duke i pagëzuar në emër të Atit, e të Birit, dhe Frymës së Shenjtë: duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar, dhe, ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës ". Amen. (Mateu 28: 18-20)

Kush është qëllimi kryesor i ekzistencës së një kishe? Nëse mendon: "Predikimi i Ungjillit" ke të drejtë! Urdhërimi i madh e shpjegon këtë me disa folje të thjeshta: "duke i mësuar, pagëzuar" dhe "për të zbatuar" ... dhe të gjitha këto ndërsa duhet që të : "shkoni”

Sa veta i janë bashkuar kishës suaj kohëve të fundit, thjesht vetëm duke hyrë nga dera kryesore? Ndoshta shumë pak. Shumica e njerëzve bëhen anëtarë të kishës kur ne shkojmë tek ata, u predikojmë, i pagëzojmë dhe i mësojmë për të jetuar një jetë në përputhje me Fjalën e Perëndisë. Kjo lëvizje në mision nuk duhet të ndalet nga ndonjë prej të ashtuquajturat “ ideve tona të mencura në lidhje me qëllimin e kishës". Eshtë shumë e thjeshtë : nuk kemi zgjedhje apo opsion tjetër. Ne duhet vetëm të shkojmë. Të gjithë së bashku, si një kishë e tërë! Jo vetëm ata prej nesh, që janë më të mirët për të ungjillizuar, por e gjithë kisha është e thirrur që t’i bindet urdhërimit të Jezusit.

Dhe kur dështon një kishë  për ta bërë këtë ? - Kur ajo kishë është shumë  rehat, shumë e përqëndruar në gjëra të tjera dhe jo në qëllimin e saj kryesor - pikerisht atëherë do të ndodhë diçka tjetër që do të shkaktojë shpërndarjen e kishës, në vend që ajo të përmbushë qëllimin e saj. Duke folur nga perspektiva e një kishë-mbjellësi, unë do të shtoja se, që një kishë të mbijetojë , misioni i saj nuk mund të jetë vetëm një program ungjillizimi apo shërbesa e së djelës. Misioni nuk mund të jetë një program Ungjillizimi një herë në kaq kohë; por duhet të jetë puna kryesore, jeta dhe fryma e kishës. Eshtë pikërisht për shkak të misionit, pse jeton një kishë dhe si jeton , për sa kohë ajo ekziston.

Por si t’ia bëjmë që e gjithë kisha të marrë pjesë në mision? Më poshtë do të prezantojmë 5 hapa që kanë funksionuar për ne por që mund të funksionojnë edhe për kishën tuaj si:

  1. Fillo të predikosh në lidhje me misionet dhe kishëmbjelljen madje edhe para se kisha jote të ekzistojë. Predikimi ynë i parë në kishë ishte rreth misionit.
  2. Merr vendimin që nga fillimi për mbjelljen e një kishe të re, si qëllimin kryesor të kishës tënde, edhe nëse mund të kesh vetëm 5 persona që shërbejnë në kishë.
  3. Formo në kishën tënde, këshillin e misioneve (ose quaje si të duash), madje edhe para se të kesh një grup adhurimi.
  4. Ki një vizion (ose të paktën një ëndërr) se si e sheh të ardhmen e kishës tënde duke përfshirë kishë-mbjelljen. Kishë-mbjellja dhe misioni duhet të jenë qëndra e jetës dhe e vizionit të kishës suaj, jo vetëm një shërbesë.
  5. Vendose këshillin tuaj të misioneve në punë! Pjesëtarët e tij kanë shumë punë  të rëndësishme për të bërë – jo vetëm për të vendosur se ku do t'i dërgojnë mjetet financiare që ju duhen për të përdorur apo se si të organizoni konferencën tuaj vjetore mbi misionin, por ata mund të edukojnë kishën tuaj duke e bërë gati për mision, duke e përgatitur për misione praktike, e në mënyrë pro-aktive do të kërkojnë për mundësi shërbesash në udhëtime misionare duke përfshirë secilin anëtar  të bashkësisë në çdo aspekt të punës së misionare. Ata mund të kërkojnë për burime të reja për përmbushjen e vizionit të kishës suaj si për misionin ashtu dhe kishë-mbjelljen.

Një kishë pa misionin në qendër të jetës së saj do të bëhet një kishë me diçka tjetër në qendër të jetës së saj. Por, lëvduar qoftë Perëndia, "diçka tjetër" nuk përmendet në Urdhërimin e Madh. Që të gjithë ne, kemi një punë të qartë për të bërë. Ne duhet t’i bashkojmë të gjithë njerëzit tanë për këtë thirrje të madhe të ndarjes së Ungjillit të Jezus Krishtit!

Tags: urdherimi i madh, misioni, kisha, kishembjellje

koment

Back to Top