Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Akademia Radstock: Kurs Trajnimi mbi Kishëmbjelljen

postuar Nga Brian Jose

Akademia Radstock ka privilegjin dhe gëzimin të njoftojë Trajnimin e Parë Intesiv mbi Kishëmbjelljen. Zhvillimi i Programit do të shtrihet përgjatë 4 javëve, për të gjithë ata që janë të përfshirë në shërbesën e Kishëmbjelljes apo që besojnë se thirrja e tyre në Zotin është kjo Shërbesë.

Gjatë Trajnimit, theksi do të vihet në tre aspekte të rëndësishme të shërbestarit : aftësitë, karakteri dhe marrëdhëniet.

Qëllimi kryesor i Trajnimit Intesiv mbi Kishëmbjelljen është formimi i burrave dhe grave për të qenë sa më efektivë në shërbesat e kishëmbjelljes, si drejtues, si punëtorë me kohë të plotë apo dhe me punëzënie të dyfishtë. Ne e dimë që 4 javë nuk janë të mjaftueshme për të pajisur një kishëmbjellës, dhe sigurisht ata që do t’i bashkohen programit do t’u nevojitet të paraqesin një vërtetim të nënshkruar nga drejtuesi i kishës së tyre, gjithashtu do të intervistohen për t’u siguruar qe ky program do të jetë ndihmues në rrugëtimin e tyre në këtë shërbesë.

Temat e trajnimit do të përfshijnë vlerësimin personal, parimet biblike dhe teologjike mbi kishëmbjelljen, ndërtimin e ekipit, filozofinë e shërbesës, planifikimin strategjik, udhëheqësit në zhvillim, partneritetet lokale dhe ndërkombëtare, mbledhjen e fondeve dhe shumë të tjera. Gjithashtu do të ketë një kohë shtesë për t'u ulur dhe për të diskutuar me kishëmbjellës me përvojë apo dhe me pastorë për të përfituar nga jeta dhe përvoja e tyre. Ju do të dëgjoni histori suksesi dhe dështimi. Në fund të kursit, të gjithë ata që do të zhvendosen menjëherë në shërbesën e kishëmbjelljes do t’u ofrohet një trajner nga “Radstock Coaching” që do të ecë përkrah tij/saj ndërsa këta kishëmbjellës të rinj lëvizin drejt punës në shërbesën e tyre.

Ndër Instruktorët mund të përmendim:

  • Max Tykhonov, kishëmbjellës dhe Pastor i Kishës “Big City “dhe Kishës” Liberty” në Kiev, Ukrainë
  • Steve Palframan, kishëmbjellës dhe Pastor i Kishës “Komuniteti i Aigburth”, në Liverpool, Britani e Madhe
  • Alan Giles, kishëmbjellës dhe Pastor i “Ekklesia HD”, në Kaliforni, SHBA
  • Gregor Menga, kishëmbjellës i kishave në Shqipëri dhe Kosovë, që tani punon në Tetovë, Maqedoni
  • Joe Bubar, Drejtor i “Radstock Coaching”. Pastor në “Kishën e Lirë Ungjillore” të Amerikës për 45 vjet.

Ky Program Intesiv mbi Kishëmbjelljen është planifikuar për t’u mbajtur në klasa me grupe të vogla studentësh për t’i dhënë përparësi bisedimeve dhe lidhjeve ndër – marrëdhënësore. Regjistrimi është i limituar deri në 10 persona. Ky trajnim është për kishëmbjellës nga çdo vend dhe janë regjistruar tashmë 4 kandidatë, jo nga Shqipëria.

Shpenzimet për punën e instruktorëve, apo shpenzimet operacionale për materiale dhe objekte, do të mbulohen nga kisha shqiptare dhe të huaja, anëtare të Rrjetit Radstock. Kostot janë vetëm për ushqim dhe strehim. Kjo kosto do të variojë në varësi të nevojave të aplikantit, dhe do të diskutohet. Sigurisht do të vendosim në dispozicion të atyre që kanë nevojë një ndihmesë financiare, por kandidatët pritet që të “sakrifikojnë” për t’u bërë pjesë e Trajnimit – dhe kjo është pjesë nga ajo që ju duhet të paguani për çmimin e thirrjes tuaj.

 

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni butonin “Informacion”

Ose na shkruani në adresën

 

 

koment

Back to Top