Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

ÇFARË BËJMË NE

postuar Nga Test Author

RADSTOCK ËSHTË NJË RRJET GLOBAL KISHASH TË NDËRLIDHURA PËR MISION

Vizioni i Radstock-ut është të mbjellë dhe përgatisë/ mobilizojë, kudo në botë, kisha që kanë në ADN e tyre  misionin (arritjen e të humburve me Ungjillin e Jezus Krishtit).A është kisha juaj duke pasur këtë lloj vizioni? A po kërkoni të ndërtoni dhë zhvilloni strategjinë e misionit? A dëshironi të thelloheni në pjesëmarrjen tuaj në projektet e misionit? Radstock mund t’ju ndihmojë.

Ne: 

ZHVILLOJMË PARTNERITETE

Ne mundësojmë bashkëpunime mbi bazën e projekteve

TRAJNOJMË KISHAT

Ne përgatisim kishat për të qenë aktive në mision

KRIJOJMË  MUNDËSI

Ne hapim dyer për shërbesë, kryesisht në zonat e paarritura me Ungjillin.

SIGUROJMË PËRVOJËN

Ne sjellim eksperiencën e shumë vendeve, kulturave dhe shërbesave.

PËRVOJA

Radstock ofron trajnim dhe konsultim për kishat që po kërkojnë të thellojnë dhe zgjerojnë përfshirjen e tyre në misionin global. Fillimisht ju sygjerojmë të ndërmerrni një pyetësor për të zbuluar dhuntitë e veçanta dhe potencialin që ka kisha juaj. Apo mund të kërkoni një këshillim në lidhje me zhvillimin e një strategjie për misionin. Nëpërmjet kishave anëtare apo skuadrave tona, Radstock ofron këto fusha ekpertize: 

  • Zhvillimin e kishave të reja si në kultura ashtu dhe kontekste (situata, ide, përmbajtje) të ndryshme, në zonat rurale dhe qytet
  • Të kuptuarit e ndikimit që ka kultura në mbështetjen financiare 
  • Zhvillim i drejtuesve
  • Bashkëpunim ndër- kulturor dhe denominacional
  • Përfshirje me botën Islamike
  • Trajnim i skuadrave më kohë të shkurtër
  • Trajnim për bizneset/ndërmarrjet e vogla
  • Përgatitje dhe aftësim i skuadrave dhe punëtorëve
  • Shërbesa përfshirëse në qytete me kultura të ndryshme 

dhe shumë më tepër! Nëse ç’farë po kërkoni nuk është listuar më lart, na shkruani dhe pyesni.  

PROJEKTET 

A jeni të interesuar, ti apo kisha jote, të përfshiheni në shpalljen e Ungjillit në mbarë botën (në misionin global)? Merrni në konsideratë këto mundësi afat-shkurtra apo afat-gjata : 

 Ndërmerr një Udhëtim largpamës dhe takohu me kisha në vende të ndryshme të botës. Përjeto së bashku me komunitetet lokale jetën e tyre të përditshme, kulturën dhe nevojat e tyre. Dërgoni si kishë një punëtor/e apo një skuadër të vogël (2 apo më tepër-sipas mundësive) të bashkëpunojë me një nga kishat anëtare të Radstock në përhapjen e Ungjillit. Përfshihuni në vende dhe shërbesa të tilla si:

SHQIPËRIA

  • Mbjellje dhe përgatitje e kishave të reja
  • Dishepullizim i drejtuesve të kishave
  • Ungjillizim
  • Mentorim i besimtarëve në bizneset e tyre
  • Shërbesa me të Rinjtë
  • Mësim i Anglishtes 

KAMBOXHIA

  • Mbjellje dhe përgatitje e kishave të reja
  • Trajnim në agrikulturë dhe biznes
  • Administrim dhe zhvillim i projekteve në shërbim të të varfërve 

 IRLANDË

  • Dishepullizim dhe mentorimi besimtarëve të rinj
  • Trajnim i drejtuesve të ardhshëm të kishës 

ZHVILLIM I MIKRO-NDËRMARRJEVE

  • Zhvillim i biznesit të import/eksporteve të punës artizanale
  • Mësim dhe trajnim për studentët dhe sipërmarrësit e biznesit
  • Trajnim, mentorim dhe dishepullizim i përfituesve të kredive të biznesit

MONGOLI- SHKRETËTIRA GOBI

  • Mbështetje financiare për mbulimin e kostove të transportit me qëllim kishë-mbjellje
  • Mundësi mikro-financiare
  • Trajnim biznesi 

RUSI 

  • Klube verore të gjuhës Angleze
  • Trajnime biznesi

 UKRAINË

  • Reabilitim i personave të prekur nga droga
  • Ndërgjegjësimi i shkollave në lidhje me problemet e ndryshme sociale
  • Punë studentore
  • Mbështetje për Martesën/ Familjen- trajnim mbi problemet familjare
  • Trajnim, përgatitje dhe inkurajim për drejtuesit e kishës lokale

 MRETËRIA E BASHKUAR

  •  Vendosja e kishave të reja në qytetet dhe zonat me prejardhje kulturore të ndryshme
  • Përfshirje në shërbesën me të varfrit e qytetit

 Për më tepër informacion mbi një nga mundësitë e lartpërmendura apo për të eksploruar fusha të reja misioni, lidhuni me ne. 

BURIMET (RESURSET)

RADSTOCK I OFRON ANËTARËVE TE VET BURIME TË TILLA SI:

  • Eksperiencë të përbashkët misionare të kishave anëtare
  • Specialistë të kulturave, vendeve dhe shërbesave të ndryshme
  • Këshillim nga speiclistë të frontit të parë
  • Trajnim specifik në marrjen e hapave konkretë në fushën e misionit
  • Konferenca dhe Tryeza bashkebisedimi për të zhvilluar strategji-mundesi misioni përkrah kishave me të njëjtin fokus gjeografik dhe kulturor 
  • Udhëtime Largpamëse-Vizionare për tu takuar me kishë-mbjellësit lokalë dhe partnerë në projekte 
  • Folës me fokus Misionin
  • Studim-Analizim i kishave për të evidentuar dhuntitë, potencialin dhe thirrjen e kishës tuaj

Manuali i Misionit të Radstock-ut përfshin:

  • Auditim i kishës suaj për të shqyrtuar mundësitë e misionit
  • Ndërtim i strategjisë së misiont global për kishën tuaj
  • Ndërtim/Përgatitje e Skuadrës së Misionit në Kishën tuaj
  • Zhvillim i Partneriteteve për Misionin Global në Kishën tuaj
  • Përfytyrim -Përfshirje e të Gjithë Kishës në Misionin Global
  • Pajisje e Njerëzve për Misionin Global
  • Përzgjedhje, Dërgim dhë Mbështetje e Personave që Shërbejne Jashtë/ apo Misionarëve të Huaj
  • Partneritet në Financë
  • Trajnim i Skuadrave Afat-Shkurtra
  • Shembull Marrëveshje Bashkëpunimi
  • Shabllon për Marrëveshje Bashkëpunimi
  • Përgatitje dhe Rishikim për punëtorët

 Për më tepër informacion në lidhje me antarësinë, apo burimet e mësipërme, lidhu me zyrën më të afërt të Radstock.

 

Tags: rrjet global kishash, zhvillim partneritetesh, përvojë, trajnim, misionarë, këshillim, projekte

koment

Back to Top