Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Çfarë është Manuali i Misionit Radstock?

postuar Nga Brian Jose

Në letrën e Romakëve kapitulli 15, shohim që apostulli Pal bën deklaratën e tij të famshme, se ai e kishte “shpallur plotësisht” Ungjillin e Jezus Krishtit, nga Jeruzalemi deri në Iliri ( Shqipëria e ditëve të sotme). Edhe pse në Hartën e Google nuk mund ta gjejmë shtrirjen e atij udhëtimi, mund të themi se me shumë mundësi, ai ka qenë afërsisht 3500 km i gjatë, (2000 milje). Sigurisht Pali nuk e predikoi Ungjilin në cdo qytet e fshat, përgjatë këtij udhëtimi. Por ai kishte siguri duke parë që kishat e themeluara,  kishin brenda tyre shumë besimtarë të shpëtuar dhe shumë të tjerë si punëtorë misionarë që do ta vazhdonin punën e papërfunduar prej tij, duke shkuar në të gjithë rajonin për ta arritur atë për Ungjillin.

Kjo gjë vazhdon akoma edhe sot. Plani A i Perëndisë për shpalljen e Ungjillit ka qenë dhe do të mbetet, përfshirja e komuniteteve të besimtarëve në të. Kisha lokale ka përgjegjësinë për t'i cuar njerëzit në të gjithë rajonin për Ungjillin,si  dhe gjithashtu të përfshihet totalisht për dërgimin e punëtorëve që të bëjnë të njëjtën gjë me mbjelljen e kishave por në rang global.  Pra planifikimi dhe implementimi i misionit tonë, duhet të jetë bërthama e mënyrës së të menduarit të kishës lokale. Perëndia nuk ka plan B.

Kjo bindje - për të parë misionin në zemër të kishave lokale dhe kishat lokale në zemër të misionit, si plani i përhershëm i Perëndisë - qëndron në themel të punës së Rrjetit Radstock. Shpresa jonë është që ky Manual do të përdoret për të frymëzuar, sfiduar, inkurajuar dhe pajisur udhëheqësit e kishës, kishëmbjellës dhe anëtarë të saj, jo vetëm për faktin se "pse duhet kryer", por më tepër 'si' ta kryejmë këtë mision, që t’i shohim qytetet tona të përfshira akoma më shumë brenda qëllimit të Perëndisë.

Ne kërkojmë në lutjet tona që me kalimin e kohës, ky Manual të jetë një rrugë me anë të së cilës kisha jote të mund të përfitojë dhe gjithashtu të kontribuojë me anë të përvojës bashkërisht me Rrjetin Radstock: për t'u përfshirë në një mission global, për Lavdinë e Zotit Perëndi.

Brian Jose, 
Drejtor Ekzekutiv

koment

Back to Top