Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

CILI ËSHTË QËLLIMI YNË?

postuar Nga Test Author

Zhvillim i strategjisë së misionit të kishës tuaj

Të qënurit frikacak përbën shpeshherë një rrezik serioz për drejtuesit e Krishterë, veçanërisht kur i kërkojmë njerëzve tanë të ndërmarrin hapa të pa zakontë, të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë dhe që kërkojnë kurajo. Ndrojtja nga donjë raportim negativ në Media na shtyn ne të biem në grackën e frikës ndaj njeriut. Dhe është pikërisht kjo lloj frike, për të cilën Bibla na paralajmëron tek Fjalët e urta 29:25, që kthehet në kurth. Por ne jemi shërbëtorë të Perëndisë së Gjallë. Ai është poçari dhe ne jemi argjila. Ne jemi kryqëzuar me Krishtin dhe nuk jemi më ne që jetojmë, por Krishti që jeton në ne. Si drejtues të kishës, neve na është dhënë përgjegjësia të drejtojmë dhe kujdesemi për tufën. Prandaj, na duhet të mendojmë qëllimisht sesi ti përgatisim njerëzit tanë të përmbushin Urdhërimin e Madh. Misioni është një lëvizje gjithmonë në rritje, si në nivel lokal ashtu edhe global. Ai nis fillimisht në zemrat tona, përforcohet në pragjet tona dhe vazhdon deri në skajet e dheut. Prandaj kërkohet si urtësi ashtu edhe qëndrueshmëri-vazhdimësi për të vendosur prioritetet e duhura në përfshirjen e kishës në mision. Prioritete të tilla si: arritja e një grupi të caktuar etnik apo njerëzve me nevoja specifike gjejnë reflektim si në nivel lokal ashtu edhe global.

Pse duhet ta bëjmë në këtë mënyrë?

Le t’ia nisim me disa supozime thelbësore:

Të menduarit dhe më pas të vepruarit në shkallë globale (për Ungjillin) nuk është fakulktativ-opsion.

Mund të duket e çuditëshme por, shumë kisha shpenzojnë më shumë kohë në planifikimin e kohës shoqërore-kafesë, sesa në organizimin e fushatave ungjillizuese jashtë vendit. Kjo nuk do të përbënte ndonjë problem nëse Jezusi do të kishte thënë se, “Shpirti i Shenjtë do të na jepte fuqi për të qënë kafe-pirës në Jeruzalem, por jo në Jude, Samari dhe në skajet e dheut. Ndërsa neve na ështëbesuar një urdhërim global, të bëjmë dishepuj në Jeruzalem, Samari dhe në gjithë skajet e botës (Mateu 28:18-20; Veprat 1:8). Të bërit bisht do të thotë të mohosh autoritetin e Shkrimit.

Perëndia ka diçka specifike për kishën tuaj

Kjo e shpreh shumë qartë: “Ne në fakt jemi vepra e Tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to” (Efesianë rt 2:10). Thelbi i letrës së  Efezianëve është  të  dëshmuarit të  lavdisë  së  Ungjillit të  unitetit, duke përfshirë  shkatërrimin e mureve ndarës që  shkaktojnë  kryesisht paragjykimet ndër-etnike (2:14), dhe duke u demonstruar principatave dhe pushteteve në  vendet qiellore, urtësinë  e shumëllojshme të  Perëndisë  (3:10)- trupin e Krishtit që  ndjek Kreun e tij (1:22-23).

Të shkuarit / dërguarit nuk vjen pasi “të  ndërtojmë  marrëdhënien tonë  me Perëndinë më  parë .

Unë  jam i bindur se të menduarit se, “Pasi të  jemi rritur e forcuar si trup, atëherë  Ai do të  na përdorë  për mision”, përbën një  nga taktikat më  të  fuqishme të  Armikut për ti mbajtur njerëzit e Perëndisë  pasivë, ‘të  ulur në  stol’ ndërsa një botë e tërë  po rrokulliset në  ferr. Pa dyshim që ka elementë  të  vlefshëm në  atë  lloj mendimi. Megjithatë, edhe nga një  vështrim i shpejtë  i Veprave të  Apostujve apo Letrave dallojmë  qartë  se, që  në  ditën e parë  (menjëherë pas Rrëshajave) Perëndia po i përdorte apostujt, dhe kishat që  ata mbollën, ashtu siç ishin, për të  zgjeruar Mbretërinë  e Perëndisë  me anë  të  predikimit, mbjelljes së  kishave dhe veprave të  mira. Por tashmë “ ne jemi një  fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallim mrekullitë e Atij që na thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme” (1 e Pjetrit 2:9). Shkrimi na tregon se Perëndia na shpall ne të  përshtatshëm dhe të  gatshëm për të  plotësuar qëllimin e Tij. Dhe na jep një urdhërim që  lidhet ngushtë  më  identitetin tonë, të  shpëtuar dhe populli i Tij i zgjedhur.

Strategjia globale është për të gjithë kishën, jo vetëm për disa ‘të thirriur’...

Po. Unë mendoj se thirrjet personale dhe specifike ekzistojnë (unë e zbulova thirrjen time gjatë kohës që punoja në një vend tjetër). Por, Perëndia njëkohësisht ia ka bërë të njohur thirrjen e Tij popullit të Tij, që në kohën kur Jezusi ishte në tokë. Ndoshta, ashtu siç kanë sygjeruar edhe të tjerë më parë, kishat duhet të pysesin, “Kush është thirrur për të qëndruar?” Bindja jonë se, në zemër të misionit global qëndron kisha lokale, duke përfshirë edhe tonën, do të na drejtojë të dallojmë rolit që Perëndia ka për kishën tonë lokale.

 ...pra, ‘përkushtimi i të gjithë kishës duhet dhe mund të bëhet qëllimi/objektivi

Ndërsa misioni është për të gjithë kishën, është roli i drejtuesve të krijojnë dhe ushqejnë një frrymë misioni në kishë. Kisha duhet të krijojë një kulturë të menduari që ka në thelb misionin- ku secili kupton qartë rolin që duhet të luaj. Gruaja ime Odri (Audrey), po organizonte një konference për të mësuar gratë në Shqipëri. Megjithëse grave do tu kërkohej të paguanin diçka, ne e dinim se, disa prej tyre nuk do të përballonte tarifat e hotelit (pa një ndihmesë financiare). Ne po luteshim ndërsa nuk e dinim se si do të siguroheshin këto financa. Ndërkohë Odri merr një email nga kisha jonë dërguese. Një çift që do të festonte përvjetorin e 50 dhjetë të martesës u kishte kërkuar të ftuarve që në vend të dhuratave të jepnin kundrejt konferencës së grave në Shqipëri. Ky çift e kishte kuptuar që Perëndia ka një rol për ty në misionin global edhe në moshën 90 vjeçare.

Vizioni nuk është e vetmja pasuri.

Duhet mbajtur mend se: vizioni nuk duhet pritur  nga ‘vizionarët’ me tituj apo përgjegjësi (zyra apo iPads). Perëndia mund dhe ua ka dhënë vizionin e Tij njerëzve të thjeshtë dhe besnik. Një drejtuaes i urte/ zgjuar është ai që e kupton rolin e tij (aq më tepër në një skuadër) në dallimin dhe mbledhjen e vizionit kudo që ai lind në kishë. Lutu, dëgjo, mëso dhe mblidh ide-mendime. Inkurajoi dhe mbështeti hapur ata që ti dhanë. Do të vëresh se njerëzit do të entusiazmohen nga i gjithë ky  proçes. Madje ata do të jenë të gatshëm edhe të sakrifikojnë për visionin ‘tënd’.

Hidhi një sy kapitullit të ardhshëm: ‘Identifikimi i skuadrës së mnisionit’ 

 

 

koment

Back to Top