Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

DJE ISHTE NJE DITË E VEÇANTË - Nga Gregor Menga në T'VO

postuar Nga Gregor Menga

M, një besimtare e re dhe 16 vjeçare, mori pjesë në takimin e grupit të shtëpisë për herë të dytë. Ajo bëri pyetje gjatë gjithë kohës. 

Kështu na u desh të ndryshonim planin tonë të studimit, kur ajo paraqiti një kërkesë mbi lutjen: " Kam nevojë të mësoj se si të lutem". Kështu ne filluam të shikojmë vargjet mbi lutjen e Zotit. Dishepujt kishin të njëjtën kërkesë për Jezusin : "Na mëso se si të lutemi" 

Ne kaluam një kohë të mrekullueshme. Folëm dhe u lutëm të gjithë së bashku si dhe ndamë dëshmi për gjërat që Perëndia është duke bërë në jetët tona.  Kaluam një kohë të bukur adhurimi dhe falenderimi dhe të gjithë u ndjemë të rifreskuar e të inkurajuar, të mbushur me gëzim nga Prezenca e Perëndisë në mesin tonë. Shpërblimi më i madh ishte të shikoje ndryshimin e dallueshëm në fytyrën e M. si dhe sytë e saj të shkëlqenin nga gëzimi i Zotit.

Ju lutem mbajeni në lutjet tuaja M. Pikërisht në moshën 16 vjeç, ajo është e detyruar të punojë në një punë me orar të plotë për të siguruar për jetesën e saj, mbas divorcit që kaluan prindërit e saj abuzivë... Nëna e saj e braktisi, dhe u martua sërisht me një burrë tjetër dhe tani është shtatëzanë, ndërsa babai i saj është nën ndikimin e vazhdueshëm të alkolit dhe nuk punon. M. u detyrua të largohet nga shtëpia dhe të jetojë te një shoqja e saj. Por pavarësisht të gjitha këtyre, përsëri mamaja e saj i kërkon M. që ajo t'i japë para e ta suportojë atë financiarisht! Unë nuk e kam idenë se cilat janë planet e mamasë së saj për të, por zakonisht njerëzit këtu arrijnë deri atje sa mund t'i shesin vajzat e tyre duke i martuar kundër dëshirës së tyre.

Ju kërkojmë të mbani në lutje vajzën që asnjë plan i lig të mos ketë sukses mbi jetën e saj, por Zoti Perëndi të marrë Lavdi në jetën e vajzës, nëpërmjet Jezus Krishtit.  

Tags: shqiperia, kishembjellja

koment

Back to Top