Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Duke jetuar si një Dritë në Konjicë

postuar Nga Test Author

...Nga njëra anë,  jeta në Konjicë të Bosnjës rrjedh normale dhe e qetë, por nga ana tjetër të duash të bësh miq të rinj ne vend, është pak e vështirë. Njerëzit nuk janë të hapur për të filluar miqësi me të huajt. Ata i ngrejnë më lart se zakonisht barrierat e tyre ndaj të huajve, për shkak të mungesës së besimit që kjo kulturë vendase ka ndaj tyre, duke nisur që nga koha e luftës.

Por Zoti e ka bekuar Fisnikun dhe Manjolën dhe familjen e tyre me disa miq të mirë vendas. Që në fillimet e tyre nga dëshira e mirë për të jetuar në Konjicë, Fisniku dhe Manjola kanë qenë të gatshëm për të qenë të hapur me njerëzit, dhe kjo gjë ka ndërtuar besim dhe vlerësim. Shumë prej vendasve kanë admirim për vlerat e tyre si njerëz dhe mënyrën e jetesës që ata bëjnë dhe kjo i ka tërhequr tek Krishtërimi. Sigurisht ata nuk kanë ende kurajon të bëhen ndjekës të Krishtit por e gjykojnë tepër me vlerë të vijnë tek Fisniku dhe Manjola për të gjetur ndihmë e këshillim në momentet e vështira që mund të kalojnë. 

Dy historitë e mëposhtme janë shembuj i rritjes së këtyre miqësive të ndërsjellta: 

Familja e një mësueseje, mikeshë e Manjolës, ishte duke kaluar në një vështirësi të madhe, problem të cilin ata nuk dinin si t’i jepnin zgjidhje. Tendenca e parë sipas kulturës së botës dhe mishit do ti shtynte drejt nje akti hakmarrës si veprimi përfundimtar rrugëzgjidhës. Por kjo mësuese shkoi të vizitonte Manjolën dhe Fisnikun : “Erdha tek ju, sepse nuk i besoj askujt tjetër në qytet ashtu siç ju besoj juve të dyve, - tha ajo, - Çfarë këshille mund t’i jepni familjes sonë në këtë situatë që ndodhemi?” Nëpërmjet vargjeve të Biblës Fisniku dhe Manjola i prezantuan asaj një rrugë më të mirë: rrugën e Faljes. Dhe për habinë e tyre familja e kësaj mësuese zgjodhi Faljen në vend të hakmarrjes. Ky ishte një moment i madh historik për një kulturë ku hakmarrja shihet si rrugëzgjidhja përfundimtare dhe legjitime e konfliktit.

“Duke ecur me makinë së bashku me një mikun tim, - kujton Fisniku, - ndërsa ishim duke diskutuar, ai më tregoi për zhgënjimet e tij me njerëzit, të cilët asnjëherë nuk ia kthejnë të mirën me të mirë. Miku i Fisnikut u shpreh se nuk kishte asnjë vlerë të silleshe mirë me të tjerët – nuk ndryshon asgjë; ata vazhdojnë të sillen keq me ty ose me mosmirënjohje. Në këtë kohë Fisniku fillon t’i shpjegojë mikut të vetë duke i kujtuar se vlerat tona nuk duhet të kushtëzohen nga vlerat e të njerëzve të tjerë, e ndërkaq miku i tij fillon t’i hapë zemrën e tij, dhe gjatë bisedës ai filloi të kuptojë natyrën mëkatare të qënies humane dhe që për këtë arsye ne të gjithë kemi nevojë për një Shpëtimtar.

Këto lloj situatash u japin Fisnikut e Manjolës shpresën se puna dhe shërbesa e tyre është duke dhënë fryte në zemrat dhe jetët e njerëzve  - të cilët, edhe pse ende nuk e kanë pranuar Jezusin,  janë sërisht të hapur ndaj Parimeve dhe të Vërtetës së Zotit për jetët e tyre. Islami nuk është pengesa më e madhe që kanë për të ardhur tek Krishti, por frika nga njeriu. Opinionet e të tjerëve mbajnë shumë veta të lidhur. Por kjo është një pengesë që do të bjerë poshtë ndërsa ne qëndrojmë në lutje, duke vendosur lart Jezusin si Avokatin, Kështjellën e Strehën tonë të fortë. 

 

Dëshira dhe kërkesë për lutje

  • Ne i besojmë Perëndisë se Ai do të thërrasë më shumë punëtorë për t’iu bashkuar skuadrës sonë. Dëshira jonë është të shikojmë të bashkohen me ne, të paktën një çift punëtorësh, që të kenë zemër për ti shërbyer të rinjve këtu në Konjicë.
  • Përveç Konjicës, na ka lindur në zemër dëshirë për të filluar kisha të reja në zonat rurale të Bosnjës. Madje kemi shkuar dhe kemi vizituar disa prej këtyre zonave, dhe lutemi që do të fillojë një lëvizje për mbjelljen të kishave në to.

Ju lutemi, kërkojmë që të na mbani në lutjet tuaja në mënyrë që Lajmi i Mire të shpërndahet në të gjithë Bosnjen, duke transformuar jetë dhe duke i sjellë lavdi Emrit të Atit tonë.

Tags: kishembjellje, lajmi i mirë, kishëmbjellje, konjicë, bosnjë.

koment

Back to Top