Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

DUKE SHTRIRË MË THELLË RRËNJËT - Nga Gregor Menga në T'VO

postuar Nga Gregor Menga

 

"Kohët e fundit, Gregori dhe familja e tij morën një thirrje për të shkuar në një qytet të ri me qëllimin për të filuar marëdhënie të reja në komunitet si dhe për të ngritur e mbjellë një kishë me bazë besimin ungjillor në një vend pa asnjë dëshmues të besimit të krishterë."

Shumë herë, vëllezër të ndryshëm kanë ndarë e dëshmuar përulësisht me ne ndërsa kanë qenë duke u lutur qe: "Ne besojmë se Perëndia ju ka thirrur dhe sjellë në këtë vend që të hidhni rrënjë këtu"

Kur pronari i shtëpisë ku rrinim na ofroi të blinim shtëpinë e tij me gjysmën e çmimit që ofronte tregu dhe na tha gjithashtu se ai mund edhe të na priste për pagesën deri në disa vjet, ne na është kujtuar pikërisht kjo fjalë. Nuk mund t'i gjejmë fjalët për të treguar atë që ndjenim atë moment. E pamundur të përshkruajme çfarë ndjesie na përshkoi. Ne kishim menduar se do vinte një ditë e do ta linim këtë tokë "zemër-gur", atëherë kur të kishte përfunduar koha për punën e mbjelljes së kishës, por duket sikur Perëndia ynë kishte plane të tjera dhe tani na duhet të qëndrojmë këtu edhe për një kohë akoma më të gjatë.

Mendimet e mia u fokusuan shumë tek Abrahami. Ai jetoi si një i huaj në një tokë që Perëndia i kishte premtuar se do ishte e tij. Tani e njihja atë ndjenjë!

Mbas shumë netëve pa gjumë, në lutje apo biseda me vëllezër, ne u përgjigjem me një "Po" të besimit. Perëndia siguroi, në një mënyrë tepër të papritur e na bëri një surprizë me anë të dikujt që ne as nuk e mendonim apo e prisnim, me një shumë parash prej 35% të totalit që ne duhet të paguanim si këst të pare. Bashkë me këtë shumë kemi bashkuar edhe gjithshka tjetër që kishim si një akt besimi. Ndërkaq ne e dimë se (duke mos lënë mënjanë edhe faturat ligjore apo të gjitha taksat dhe kurset e këmbimit) ne kemi nevojë akoma për të paguar edhe rreth 70 - 75 mijë dollarë….

Ndërtesa ka potencialin për tu shndërruar (me disa investime të vogla), në një qendër shërbesash si dhe në një vend ku mund të banohet.

Lutuni për ne. Asnjëherë më parë nuk kemi marrë përsipër aventura të tilla financiare. Në fakt ndonjëherë edhe na bën të ndihemi nervozë dhe na shtrëngon në besimin tonë, si dhe nuk kemi asnjë ide se si Zoti do të na sigurojë pjesën tjetër të shumës që duhet të paguajmë, por deri më tani Ai na ka surprizuar me të vërtetë. Na mbështesni me ndërmjetësimin tuaj, ju lutem.

Sipas kontekstit religjoz islamik, ndërtesat (shtëpitë) kane domethënie të madhe frymërore. Dhe unë mendoj se Zoti dëshiron që të na perdorë si një burim kërkesash shpirtërore me anë të kësaj ndërtese!

Faleminderit që jeni lutur për familjen tonë dhe sidomos për djemtë tanë.

Djemtë tanë duket se janë duke ecur më mirë këtë vit. Ne kemi pasur shumë here kohe cilësore së bashku si familje. Mbrëmë, për shembull, ne i fikëm të gjitha pajisjet elektronike dhe morëm kohë të bisedonim e komunikonim së bashku për orë të tëra. Gregori tregoi historinë e fëmijërisë së tij gjatë kohës se komunizmit në Shqipëri. Kjo kohë u mbush me të qeshura por dhe me shumë pyetje e reflektim se sa shumë një komb apo edhe një individ ka nevojë për Perëndinë në jetën e tij.

Ju lutemi të na mbani në lutje si familje, që të mbulohemi nga Mbrojtja e Perëndisë dhe që armiku nuk do të ketë mundësi të gjejë të çara për të depërtuar. Kela dhe unë mendojmë fort se beteja më e madhe që mund të vijë kundër nesh prej armikut tonë, është në atë që ai fillimisht mund të sulmojë fëmijët tanë.

 

Tags: ballkan, kishembjelles

koment

Back to Top