Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Kishembjellje ne Sukth

postuar Nga Test Author

Besi dhe Miriam Gorrea jetojnë së bashku me tre fëmijët e tyre në Sukth, ku Perëndia është duke i përdorur ata në ngritjen e një kishe lokale dhe më tej për të bekuar këtë fshat të vogël të Durrësit. Azhornohuni më poshtë me disa prej lajmeve të tyre më të fundit dhe do t’ju kërkonim t’i mbanit në lutjet tuaja.

"Ditët e pushimit që morëm në Mbretërinë e Bashkuar ishin një kohë e mrekullueshme për ne për tu ripërtërirë. Ne besojmë se e ardhmja jonë është këtu në Shqipëri dhe ne besojmë që Zoti Perëndi do të na përdorë këtu edhe për shumë e shumë vite të tjerë. Kështu jemi të bindur akoma më shumë në atë se na duhet urtësi me dallim në vendimmarrjet tona, në mënyrë që jeta jonë familjare këtu të lulëzojë e të përballojë çdo vështirësi."

Dhuntitë dhe thirrja e Besit janë të lidhura me kishën: në drejtim, mësim dhe ushqimin frymëror, në mbjelljen e kishave të reja  dhe në dishepullizimin e ndjekësve të rinj të Jezusit. "Gjithmonë kam pasur pasion për punën me fëmijët, dhe në mënyrë të veçantë jam i apasionuar për të dhënë kontribut influencues në sistemin edukues dhe shkollimin e tyre këtu në fshat. Vitet e fundit dy shkollat lokale të fshatit, më kanë hapur dyert e tyre duke më mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për të pasuruar udhëtimin arsimor e edukues të fëmijëve këtu në Sukth

Ne jemi inkurajuar jashtëzakonisht edhe nga progresi i grupit të të rinjve tanë ndërsa ishim të larguar. Disa prej djemve tanë të rinj kanë ndarë Fjalën e Zotit në kishë, duke predikuar për herë të parë ndërsa ne ishim në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm kaq por ne kemi dëgjuar komente pozitive nga anëtarë të tjerë të kishës se sa mirë ata kanë folur! Është ngazëllyese të kesh një kishë kaq të re në moshë dhe ne dëshirojmë të shohim edhe të tjerë prej tyre që të marrin përsipër përgjegjësi të tilla në të ardhmen.

Për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë kemi menduar për një shkollë Ndërkombëtare në Durrës, ide e cila pasohet me kosto financiare, dhe momentalisht ne nuk i posedojmë fondet e  nevojshme financiare që kjo ide të realizohet. Gjithësesi ne besojmë që nëse jemi në drejtimin e duhur, kjo ide është mundësia më e mirë për ne si familje dhe ajo çfarë Zoti Perëndi dëshiron për ne, dhe atëherë Ai do të sigurojë për ne e do të na japë një rrugëzgjidhje që kjo gjë të mundësohet e të bëhet realitet. Ju lutemi, na mbani në lutje në këtë kohë vendimmarrjeje, që ne ti mbajmë veshët tanë të hapur aty ku Zoti Perëndi do të na drejtojë.

Ju lutemi na mbani në lutje për punën tonë këtu në Sukth! Në mënyrë të veçantë lutuni: 

  • për Besin në punën e tij si drejtues - për urtësi dhe energji ndërsa është duke punuar për dishepullizimin e brezit të liderave të rinj
  • për kishën tonë - që anëtarët e saj të rriten e të sprovohen në besimin e tyre dhe që akoma më shumë banorë të fshatit të pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre personal. 
  • për provizion të vazhdueshëm për familjen tonë 

Nëse keni dëshirë të kontribuoni për shërbesën dhe familjen tonë këtu në Sukth, ju lutemi kontaktoni me Jo Bird në Kishën Baptiste të Stopsley i cili mund t ju japë juve detaje dhe informacion të mëtejshëm se si mund të jepni mbështetjen tuaj bazuar në periudha mujore ose Radstock Albania / Radstock NetworkShqipëri.


Me dashuri nga familja Gorrea 

 

 

Tags: kishembjellje, sukth, shqiperi, kerkesa lutjeje, mbeshtetje financiare.

koment

Back to Top