Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Kriza e të ftohtit që pritet të përfshijë Mongolinë këtë dimër

postuar Nga Test Author

 

 

Kishat në Mongoli janë duke u përgatitur të përballen me një tjetër dimër të ashpër për të gjithë e sidomos për bagëtitë e gjënë e gjallë. Thatësirat verore të pasuara nga dimri i acartë, të njohura në nivel lokal si “dzuds”, normalisht ndodhin një here në disa vjet, por këtë kohë të fundit ato po ndodhin pothuajse çdo vit. Kjo gjë ekspozon ndaj rrezikut si dhe vë  nën presion të konsiderueshëm, kopetë e bagëtive e gjënë e gjallë, të cilat për nga numri, përbëjnë rreth 30% të ‘popullatës” së Mongolisë.

Në vitet e fundit, miliona kokë bagëtie janë zhdukur për pasojë të rritjes së thatësirave gjatë stinës së verës. Kjo sepse ato kanë ndikuar në faktin që kafshët nuk kanë qenë në gjendje të mbushin nivelet e nevojshme të yndyrës që trupat e tyre duhet të kenë për të mbijetuar në dimër, pasi rezervat e foragjereve kanë qenë mjaft të varfëra. Këtë verë, jo më pak se 80% e vendit përjetuan kushte anormale thatësire, të shoqëruara nga zjarre në të gjithë vendin, nga ku 60% e vendit përjetoi thatësira tepër të rënda. Zhdukja e kopeve favorizon dhe çon direkt në rritjen e shpernguljeve për banorët drejt qyteteve, ku do t’i presin varfëria, papunësia dhe ndoshta më keq

 

              

 

Janë pikërisht kishat në vend që janë duke iu përgjigjur gjithnjë e më shumë kësaj sfide duke u bërë kështu pjesë e përgjigjes ndaj problemit. Vitin e kaluar, edhe kur temperaturat ranë nën 40 gradë celsius, rreth 40 udhëheqës te kishave në të gjithë Mongolinë u përfshinë në shpërndarjen e ushqimit emergjent dhe mjeteve monetare duke ndihmuar më shumë se 300 qind familje në nevojë. Fondet u përdorën gjithashtu për të sjellë ushqim si dhe për të ndihmuar kafshët që t’i mbijetojnë dimrit.

 

Ne kemi një objektiv në mbledhjen e ndihmave për këtë vit, objektiv prej $ 10,000 – rësh, nga të cilat rreth 7,500 dollarë janë dhënë ose premtuar. Në rast se do të ndodhte të tejkalonim këtë shumë, kjo do të ishte akoma dhe më mirë! Fondet do të administrohen përmes Seedtime, partneri ynë në Rrjetin Radstock, Mongoli. Shumë faleminderit.

 

 

koment

Back to Top