Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Kush Jemi Ne

postuar Nga Test Author

Radstock është një rrjet global kishash të ndërlidhura/që shërbejnë së bashku në mision Në thelb të rrjetit Radstock janë kishat tona anëtare Kishat anëtare, së bashku me skuadrat tona, janë pjesë e të njëjtit vizion dhe ndajnë të njëjtat vlera besimi: 

TË MBJELLIM DHE NDËRTOJMË KISHA QË KANË  NË ZEMËR MISIONIN

KISHAT

Radstock është një rrjet global kishash të ndërlidhura për misionin

Ti dhe kisha jote gjithashtu mund të bashkoheni me rrjetin e kishave nË Radstock, dhe kështu të lidheni për misionin global!

RRJETI I KISHAVE ANËTARE TË RADSTOCK

Shqipëria                              Nxënësit e Jezusit, Shkodër

                                               Kisha Eagles, Tiranë

                                               Kisha Zoti te do, Cërrik

                                               Kisha Uji i GjallË, Berat   

                                               Kisha  Ungjillore, Sukth

Bosnja dhe Hercegovina    Kisha e Krishterë Baptiste, Sarajevë

                                               Kisha Baptiste e Konjicës, Konjicë

 Islanda                                  Loftsofan

 Irlanda                                   Kisha Baptiste e Karrigalinë, Karrigalinë

 Kosovë                                  Qendra Qiriazi, Gjilan

                                                Rruga e Paqes, Pejë

 Mongolia                               Shpëtimi prej Jezusit (Rrjet), Gobi Jugor

                                                Farat- Universiteti Ndërkombëtar I Mongolisë,                                                                                 Ulanbatar

                                                Udha e Dashurisë, Ulanbatar

                                                Kisha e të Korrave Botërore, Ulanbatar

 Mijanmar                               Rrjeti i Kishës- Familje së Hirit

 Rusi    `                                  Elista Baptist, Rusia Jugore

                                                D1 (emri dhe vendi mbajtur i fshehtë për arsye                                                                                  sigurie)

                                                K1 (emri dhe vendi mbajtur i fshehtë për arsye                                                                                  sigurie)

                                                Kisha Jeta e Re, Astrakan

 Ukrainë                                  Kisha e Reformuar Presbiteriane Qyteti i Madh,                                                                                 Kiev

                                                Kisha Presbiteriane Liria ; Kiev

 Mbretëri e Bashkuar            Aigburth Community Church, Liverpool

Shtetet e Bashkuara             Kisha e Kryqit, Mahomet, Illinois

Zambia                                   Shërbesat Rruga e Zotit (Rrjet)

 

Skuadra DREJTUESE

Brian Jose

Brian është Drejtori Ekzekutiv i Radstock. Puna e tij është një ndërthurrje e përkushtitmit të tij për të zgjeruar- zhvilluar rrjetin e kishave anëtare të Radstock, mobilizimit të tyrë për misionin global duke përfshirë kishën e tij. Kisha Baptiste Stopslej, në Luton të Mbretërisë së Bashkuar (MB), si dhe inkurajimit të iniciativave për kishë- mbjellje. Brian dhe bashkëshortja e tij, Audrey  banojnë aktualisht në Durrës, Shqipëri. Ai u përfshi për herë të parë në mision në vitin 1980 dhe pikërisht në ish vendet e bllokut komunist në Europën Lindore. Zemra e tij vazhdon të rrahë që të shohë kishën në Europën Lindore të luajë rolin që i takon në misionin global. Brian sjell me vehte një eksperiencë të gjatë si misionar, drejtues agjencish për misionin, drejtues kishe dhe këshilltar. Pasioni i tij janë puna në skuadër - me kishat brenda rrjetit Radstock, me kishën e tij lokale apo duke luajtur hokej. Dy vajzat e Brajanit reflektojnë më së miri  eksperiencën multi-kulturore të prindeërve të tyre. Ato kanë lindur në Austri. Mbajnë pasaportë Britanike dhe banojne në Amerikë dhe Filipine.

                                                             Lidhu me Brian:

 Anthony Adams

Anthony banon në Mbretërinë e Bashkuar dhe është i përfshirë kryesisht në zhvillimin e partneriteteve në Europë dhe Azi.Pasioni i tij është të shohë kishat në mbarë botën të kenë si vizion global ashtu edhe një zemëer për të shërbyer në komunitetin e tyre. Antoni, me profesion mesues, është i përfshirë në role të ndryshme edukuese. Gjithashtu, ai shërben në kishën e tij lokale, Jeta Qytetare (Urban Life) në Derby. Antoni është i martuar me Emën dhe kanë katër fëmijë. Ai është një muzikant- kitarist i apasionuar, i pëlqen të vozitë, ështe tifoz i Liverpulit FC dhe ka pasion makinat.

                                                            Lidhu me Antonin:

 Xhoi Kampbell (Joy Campbell)

 Xhoi dhe bashkëshorti i saj, Ros jetojnë në Kurrabini, rajon i Kork-ut në Republikën e Irlandës. Ajo është një nga vullnetaret e para të Radstock, që në vitin 1983. Aktualisht Xhoi shërben si Drejtore e Marrëdhënieve me Kishat dhe Mbështetjes së Misionit. Për më tej, ajo kujdeset për procesin e rekrutimit të vullnetarëve, menaxhon komunikimin midis kishave, vullnetarëve dhe projekteve të ndryshme. Xhoi është nënë e katër fëmijëve dhe anëtare e kishës Baptiste të Karrigalinë.

                                                             Lidhu me Xhoin:

 Kara Callaghan

Kara shërben si Drejtore e Operacioneve në Radstock. Përgjatë këtyre 15 vjetëve perfshirje me Radstock pasioni i Karës për të arritur kultura të ndryshme me Ungjillin dhe mobilizuar kishën lokale drejt misionit është rritur. Krahas shërbesës me Radstock Kara është e përfshirë në kishën e saj lokale- kisha Presbiteriane e Hirit ne Uashington DC. Ajo njihet per pasionin e saj për të kënduar si pjesë e grupit “Soul Suit” në Uashington DC.

SKUADRAT RAJONALE

Po formohen skuadra për të ndihmuar në zhvillimin e rrjetit të Radstock aty ku tashmë ka kisha anëtarë, apo ekzistojnë mundësitë për të konsoliduar marrëdhënie dhe për të krijuar hapësira të reja për mision. Kontaktoni me skuadrat më pranë kishës tuaj, apo atje ku dëshironi të përfshiheni në misionin global!

AMERIKË

Joe (Xho) Bubar

Kara Callaghan

BALLKAN

Kejdis Bakalli

Arvid Gogaj

Joe Bubar

Brian Jose

EURO - AZIA

Ben Larin

MRETERIA E BASHKUAR DHE IRLANDA

Anthony Adams

Jon Bailey

Joy Campbell

Andy  Upton

SKUADRA MBËSHTETËSE

RUTH BELLERBY

Ruth Bellerby, administratorja e rrjetit Radstock për Mbretërinë e Bashkuar, ia ka përkushtuar jetën Krishtit që në moshën dhjetë vjeçare. Menjëherë pas kësaj, Ruth së bashku me familjen e saj u zhvendosën në Spanjë, ku edhe shërbyen si misionarë për katër vjet. Pas kthimit të saj në MB, Ruth përfundoi studimet dhe ndoqi një karrierë të larmishme derisa u bashkua me skuadrën e Radstock në Prill të vitit 1997.  Ajo ka qenë pjesë e Radstock-ut të MB si Administratore që prej vitit 1999. Ruth dhe bashkëshorti i saj David banojnë  në Donkaster, Jorkshir i Jugut. Ata janë anëtarë të Kishes Baptiste Bentley.

AMY TYSON

Amy shërben si editore e blogut te Radstock. Ajo jeton në Kaliforni së bashku me bashkëshortin e saj, Adamin dhe dy djemtë e tyre.

BORDI I ADMINISTRATORËVE

Abi Bird (Abi Byrd)

Abi  ështe dhjake në shërbesën e grave në Kishën Baptiste të Stërling (Virxhinia, ShBA), si dhe jep mësime pianoje. Ajo është një mësuese e apasionuar e Biblës dhe një nga drejtueset në shërbesën grave për mësim-përshkrim Biblik të drejtuar nga Simian Trust. Abi me familjen e saj kanë jetuar për disa vjet si misionarë në Kosovë. Tashmë ajo jeton në Virxhinia të ShBA, së bashku me bashkëshortin e saj Bredin dhe katër fëmijët, një qen dhe një kameleon (salamandra).

Ralf Deping (Ralph Depping)

Ralfi është inxhinier elektornik (softueri) dhe punon në industrinë mediatike. Ai njëkohësisht shërben si plak në kishën në të cilën u rrit, Kisha Baptiste e Karrigal. Ralfi është mjaft i entuziazmuar nga visioni i Radstock-ut, të shohë Kishën (dhe veçanërisht kishën e tij lokale në Karrigalin) të mobilizuar në përhapjen e Ungjillit. Ralfi është i martuar me Cherin dhe kanë tre fëmijë të vegjël. Hobi i tij është skuadra e ragbit të Munsterit si dhe përfshirja në bordin e shkollës fillore lokale. 

Majk Gibson (Mike Gibson)

Profili del së shpejti...

Majk MeKinlli (Mike McKinley)

Majku shërben si pastor në Kishën Baptiste të Sterling Park në Sterling të Virxhinias (ShBA). Ai dhe bashkëshortja e tij, Kerën kanë pesë fëmijë të mrekullueshëm. Pasioni i Majkut është kishë-mbjellja, bejzbolli dhe futbolli Amerikan. Ai është autori i shumë librave, ndër të cilët: ‘Kishë-Mbjellja është për Dështakët (Ngordhalaqët)’, ‘A Jam Unë me të Vërtetë i Krishterë?’ dhe ‘Pasioni: Si Dita e Fundit e Krishtit Ndryshon Gjithë Jetën Tënde’. Për më tepër, Majku kontribuon me shkrimet e tij në web-site të tilla si: Christianity .com dhe gmarks.org.

 

Steve Palframan (Stiv Pallframan), Kryetar i Bordit

Stivi është pastor në Kishën Aigburth Community Church në Liverpul, MBRETERINE E Bashkuar .  Kisha ka qënë tashmë anëtare e rrjetit të Radstock që prej fillesave të saj në vitin 2008 dhe është e përfshirë mjaft ngushtë më shërbesën në Ballkan. Stivi është i apasionuar të shohë kishat lokale të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në misionin global- arrtitje e të humburve në botë me Ungjillin e Jezus Krishtit. Ai është i martuar me Vanesën dhe kanë katër vajza dhe një qen.

Jim (Xhim) Tahmisian

Xhim është baba i tre djemve dhe i pesë nipërve dhe mbesave. Me profesion, Xhim është psikolog dhe ka një klinikë në bregun qëndror të Kalifornisë. Puna e tij si psikolog kryesisht ka të bëjë më cështjet gjyqësore. Hobi i tij janë makinat, pemët frutore dhe gatimi/ pastiçeria (ndonëse sipas tij ai nuk zotëron asnjërën prej tyre).

Tags: radstock, rreth, kush, kishat, skuadrat drejtuese, skuadrat rajonale, skuadrat mbeshtetese, bordi i admnistratoreve

koment

Back to Top