Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Lutu për Bosnjën

postuar Nga Kara Callaghan

Përgatitur nga Mike Pasquale nga Kisha e Krishtit, ,Redbourn, Mbretëri e Bashkuar

Mision në Bosnjë

Më 2 Korrik 2017, disa nga ne, një grup i vogël besimtarësh nga Kisha e Krishtit në Redbourn, u mblodhëm së bashku dhe u nisëm për rrugëtim, dhe mbasi kaluam një kohë të gjatë në udhëtim, arritëm në Konjic, në Bosnjë - Hercegovinë., 

Ndërsa ishim atje, kaluam pak kohë me Fisnikun & Manjolën (nga Shqipëria) dhe fëmijët e tyre, si dhe me Sarën (nga Anglia), të cilët, të gjithë se bashku janë zhvendosur në Konjicë për të filluar një kishë të re ungjillore në një fshat ku ende nuk ka asnjë të krishterë. 

Skuadra jonë e "Jetë Urbane" dhe "Kishës së Krishtit" në Redbourn ndihmoi gjatë kohës së zhvillimin të mësimit në klasat për gjuhën angleze, në kohën e  gatimit si dhe me grupet për aktivitetet e fëmijëve. Ne gjithashtu kaluam shumë kohë duke u lutur me kishën për qytetet e Konjicës dhe Jabllanicës apo dhe duke mbështetur Fisnikun, Majolën dhe Sarën në punën e madhe që po bëjnë për Ungjillin.

JA SE SI MUND Të LUTENI PëR TA, Së BASHKU ME NE:

Kisha në Konjic do i vlerësonte shumë lutjet për punën që ata po kryejnë. Ata po shperndajnë  Ungjillin në një komunitet që është shumë armiqësor ndaj krishterimit, dhe kryesisht për shkak të konflikteve të kaluara dhe lidhjeve te forta ekzistente ndërmjet fesë dhe kombësisë.

Skuadra jonë nga "Jeta Urbane" dhe Kisha e Krishtit" në Redbourn do ta vlerësojmë shumë nëse ju mund të luteni që Perëndia të sigurojë mbështetje  per bashkëpunimin e sapokrijuar midis kishave dhe që Ai do ta përdorë këtë vepër si dhe të gjithë punën mahnitëse që ndodh çdo ditë, për të shembur fortesat frymërore, në mënyrë që zemrat e njerëzve që jetojnë atje si dhe qyteti i Konjicës  të mund të mbushen nga .Ungjilli i Jezusit 

Tags: bosnia, konjic

koment

Back to Top