Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Projekti Veror Ungjillizues ne Kiev, Ukraine

postuar Nga Test Author

 

Një prej kishave anëtare të “Radstock Ministries” me vendodhje në Kiev është në një moment emergjent për ndihmë, duke kërkuar vullnetarë që të bashkëpunojnë në kampet verore të studentëve. Ju lutemi merreni në konsideratë këtë kërkesë dhe ndajeni me kishën tuaj.

Për më shumë detaje lexoni letrën e Pastor Max Tikhonoff si më poshtë.

 

“Të dashur miq e bashkëpunëtorë,

Kemi nevojë në mënyrë urgjente për ndihmën tuaj tani !!!

Kisha anëtare e “Radstock Ministries” me emrin ” Big City” në Kiev, Ukrainë, sapo ka startuar mbjelljen e një kishe të  re në Kiev të quajtur “City Heart”

Skuadra jonë është duke punuar fort për të vënë në jetë dy evente të rëndësishme: startimin e eventit ungjillizues dhe  kampin veror të studentëve. Këto kampe vihen në jetë zakonisht me ndihmën e një ekipi që vijnë nga SHBA apo Britania e Madhe. Ne kishim planifikuar të bujtnim një ekip i cili do të vinte këtë verë, por sapo kemi marrë lajmin qe kjo skuadër nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në projekt. Kjo e vë gjithë projektin dhe nisjen e kishës sonë të re në një vështirësi të madhe!

Kjo është edhe arsyeja pse kemi nevojë për ndihmën tuaj tani më shumë se kurrë  më parë.

A do të jeni të gatshëm, ju apo dhe të tjerë nga kisha juaj , që të vinit e të bashkoheshit me ne, për të ndihmuar në aktivitetin e kampit? A do të jeni të gatshëm të kaloni një javë të paharrueshme në Kiev duke bashkëpunuar me ekipin tonë lokal dhe një grup studentësh të etur për Perëndinë pjesë e Universitetit Laik në Kiev?

Kampi është planifikuar të fillojë në javën e dytë të 7-13 Gushtit 2017. Kostoja totale përfshin çmimin e biletës së avionit plus $ 300 për të mbuluar shpenzimet për ushqim dhe transportin lokal. Ne do të mbulojmë të gjithë punën përgatitore për ju – kurse sa për ju ajo që duhet të bëni është:

  • Blini biletën tuaj dhe ejani në kohë për javën e kampit në Kiev
  • Të jeni në gjendje të jepni mësim në 3 nivele të gjuhës Angleze (ne do t’ju përgatisim materialet)
  • Ndërto marrëdhënie dhe ura lidhëse mësues – student.

Nëse ju ose kisha juaj tashmë ka vendosur të vijë në Kiev këtë verë për kampet e dy kishave të tjera (Big City and Liberty), ju lutemi, përpiquni të rekrutoni një numër te mire njerëzish nga kisha juaj, të cilët mund të vijnë në gusht - Ne do të punojmë fort që te krijojmë një ekip të konsoliduar me përbërjen e të gjithë atyre që do të vijnë nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në kamp – e kemi patur një eksperiencë të tillë edhe më përpara dhe kemi filluar ti bëjmë këto kampe për pothuajse 10 vjet me rradhë.

JU LUTEMI merreni në konsideratë këtë udhëtim si dhe përpiquni të rekrutoni edhe të tjerë ose jepni një njoftim në kishën tuaj përsa i përket kësaj cështjeje. Ne kemi nevojë të paktën per 4 persona në mënyrë që projekti të ecë përpara, por megjithatë numri ideal i bashkëpunetorëve do të ishte 12. Shumë faleminderit! Ne do të jemi shumë të gëzuar të dëgjojmë lajme të mira nga ju miq!

Në Hirin e Tij,

Max Tykhonov, në emër të të gjithë ekipit të Kishëmbjelljes në qytet.

Tags: kiev, studentët, kamp veror

koment

Back to Top