Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Zhvillimet e Sesionit të parë të Akademisë Radstock mbi Kishëmbjelljen!

postuar Nga Brian Jose

Brian Jose njofton zhvillimet e sesionit të parë të Kursit Trajnues mbi Kishëmbjelljen  të "Akademisë Radstock"  Maj - Qershor, 2017, Durrës Shqipëri  

“E KAM ËNDËRRUAR KËTË MOMENT QË PREJ 13 VJETËVE .”

Keshtu shprehet kishëmbjellësi dhe pastori Alan Giles nga kisha “Ekklesia HD “, (rrjeshti i sipërm në të majtë) anëtare e Rrjetit Radstock, në Apple Valley, Kalifornia SHBA.
Ndërsa ishte në shërbimin militar në Marinën e SHBA, lexonte shpesh nga Libri i Veprave të Apostujve. Ai përmend: "Lexoja Librin e Veprave dhe ende nuk e kisha fituar njohurinë se çfarë kuptimi ka koncepti i kishave që ndihmojnë kisha të tjera të mbjellin më shumë kisha nëpër botë. Dëshira ime ndër vite ka qenë te jem pastor i një kishe që ka privilegjin dhe nderin për të jetuar librin e Veprave të Apostujve në shekullin e 21-të. " Tashmë, si një prej nga katër instruktorëve kryesorë të “Akademinë Radstock”mbi Kishëmbjelljen, ai po sheh ëndrrën e tij të bëhet realitet.

Pesë persona nga Kiev, Ukrainë dhe dy shqiptarë nga Shqipëria (foto si më lart) mblidhen së bashku çdo ditë në Durrës, për këto katër javë mësimi intensiv në marrjen e kualifikimmit se si të fillojnë dhe udhëheqin kisha të reja. Dhjetë kisha të Rrjetit Radstock nga Shqipëria, Ukraina, Britania e Madhe dhe SHBA kanë siguruar dhe mundësuar vazhdimësinë e zhvillimeve të këtij sesioni duke ofruar instruktorë, përkthyes, materiale financa dhe natyrisht delegatë.

Po si e mbushin ditën këta kishëmbjellës të ardhshëm ?: Në mëngjes – mësimi i paradites, pastaj dreka së bashku dhe pasdite në kafene duke folur për mbjelljen e kishave nga jeta reale e kishëmbjellësve me përvojë. Temat variojnë nga përmbledhja biblike e misionit dhe e ungjillit, tek përfshirja dhe zhvillimi i strategjisë dhe planifikimit, punën në ekip, zhvillimin e karakterit personal, luftën shpirtërore dhe shumë të tjera. Kjo është ajo që mbush mendjet dhe zemrat e "studentëve", që do të përfshihen secili prej tyre në kishembjellje menjëherë pas përfundimit të Akademisë më 9 qershor.

Tashmë janë bërë gati planet për sesionin pasardhës - fjala është përhapur gjithandej në Ukrainë për përfitimet e mëdha të të qenurit pjesë e këtij Trajnimi.

A keni mundësi të qëndroni së bashku me ne në lutje për këtë trajnim mbi Kishëmbjelljen? Ja se si mund të luteni :

  • Falenderojmë Perëndinë për entuziazmin e Vlad dhe Marina, Vova, Zhenya, Dara dhe Albani. Ata janë duke u zhytur thellë në mësimet e këtij trajnimi.
  • Kisha "Zemra e Qytetit" në Kiev, Ukrainë do të startojë këtë Gusht, Kampet Verore në Anglisht. Lutuni për besimtarë të rinj dhe për më shumë bashkëpuntorë anglisht folës.  Lexo këtu për më shumë informacion mbi mundësinë se si mund të bëheni pjesë e shëbesës në këto kampe.
  • Lutuni për Alan Joe, Brian, Max, Gregor, Altinin dhe Arvidin — ku secili prej tyre do të jetë pjesë e mësidhënies duke filluar nga tani deri më 9 Qershor

Tags: akadeia radstock, trajnim për më shumë informacion mbi mundësinë se si mund të bëheni pjesë e shëbesës në këto kampe. mbi kishëmbjelljen

koment

Back to Top