Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

Karakteristikat e një Kishë-Mbjellësi

postuar Nga Test Author

Publikuar nga Kejdis Bakalli në Nëntor 2013.

Kejdis Bakalli, që aktualisht është duke shërbyer me Lëvizjen e Kishës Globale, ndau me ne në Tryezën e Rrumbullakët për Ballkanin, mendimet e tij rreth karakteristikave që duhet të ketë nje kishë-mbjellës:

"Jam gjithmonë i frymëzuar nga Veprat e Apostujve, teksa shoh sesi Perëndia ka ngritur njerëzit e Tij për të drejtuar kishën e Tij. Apostujt dhe dishepujt e parë  vazhdimisht  mbështeteshin tek Perëndia. Katër janë karakteristikat që kishë-mbjellësit duhet të kenë dhe që bazohen tek Veprat e Apostujve 6:5 “të mbushur me besim dhe Frymë të Shenjtë”. 

Kurajo në Ungjillizim. Unë besoj se një nga karakteristikat bazë për një kishë-mbjellës është kurajoja për të ndarë Ungjillin. Sot ka nevojë për dishepuj që janë "të mbushur plot me besim dhe Frymën e Shenjtë", të cilët në mes të pasigurisë apo situatave të rrezikshme  të mbështeten fort tek Perëndia.  

Dashuri. Së bashku me familjen kemi shërbyer për rreth 7 vjet në Kosovë para se të shërbenim për një vit në Budapest. Ajo çfarë kemi përjetuar kur u  kthyem në Shqipëri ishte e vështirë - kulturë krejt ndryshe ndaj asaj  me të cilën ishim mësuar tashmë. Por, pavarësisht nga problemet dhe zhgënjimet,  e dinim se Perëndia na kishte thirrur t'i shërbenim këtij populli. Ishte pikërisht kjo thirrje që na ndihmoi ti donim këta njerëz dhe mbanim gëzim në zemër ndërsa përballeshim me sfidat e përditshme.

Të qënurit sakrifikues. Të ndjekësh Perëndinë shpesh do të thotë një jetë plot me sakrifica. Por gjithçka ia vlen. Perëndia është besnik dhe Ai do të kujdeset deri në fund që ne të përmbushim Thirrjen e Tij.

Falje. Zgjidhja e konfliktit ka qenë e pranishme në çdo skuadër ku kam marrë pjesë. Prandaj sigurohu që ta bësh këtë në mënyrë të perëndishme! Në thelb të këtij prioriteti qëndron falja. Ata që nuk dinë të falin bëhen pëngesë për shërbesën pasi ndihmojnë të thyhet besimi. Për pasojë kisha mund të ndahet.

Ne do të kemi lëvizje kishë-mbjellëse vetëm nëse i ndihmojmë dishepujt tanë që vazhdimisht t'i binden Perëndisë dhe t'i besojnë Atij. Le të jetë lutja jonë që kisha jonë do të bëjë dishepuj “të mbushur plot me besim dhe me Shpirtin e Shenjtë.”

Tags: ballkan, kishembjelles, ungjillizim

koment

Back to Top