Postuar nga David dhe Britani Niccotra më 17 Nëntor 2016, Kisha Baptiste e Stërling, Virginia USA.
Kjo ishte Tryeza e parë e Rrumbullakët ku ne kishim mundësi të merrnim pjesë që të dy së bashku. Të thuash ishte tepër e veçantë është pak. Ne patëm mundësinë të flisnim për kohën që kemi kaluar në Ukrainë dhe ndikimin që ka pasur kjo kohë tek ne, e ndërkohë jemi larguar duke marrë me vete tre gjëra: një inkurajim, një sfidë, një lutje
NJË INKURAJIM : PUNA E PERËNDISË NËPËR BOTË
Ishte një bekim e gëzim i madh të takoheshim me besimtarë e miq nga të katër anët e botës. Ne jemi takuar me të krishterë të cilët punojnë e jetojnë në Mongoli, Islandë, Ukrainë, Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë, Britani, Irlandë, madje edhe nga vetë vendi ynë mëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Një fakt i rëndësishëm u bë i ditur për ne të gjithë: fakti që, të gjithë kishim të njëjtat çështje për të diskutuar apo për t'u shqetësuar. Të gjithë kishim të njëjtën dëshirë të përbashkët: të shikonim familjet, miqtë , qytetet, dhe vendet tona nga të cilat kishim ardhur, të vinin në njohjen e Jezus Krishtit dhe të punonim akoma më shumë për Emrin e Tij. Brenda nesh vlonte e njëjta dëshirë për të parë kisha të mbjella të cilat do të përmbushnin nevojat e kulturave tona dhe do të nxisnin rritjen e dashurisë për Emrin e Jezusit. Për shkak se ne ndajmë të njëjtën dashuri për Jezusin, nevojat dhe shqetësimet tona janë të njëjta, por prapë se prapë ne kemi divergjenca kulture, gjuhe dhe etnike. Vetëm me anë të Ungjillit ne mund të arrijmë Unitetin përtej këtyre barrierave.
NJË SFIDË: “ÇFARË ËSHTË NJË KISHË?”
Sesioni që mbajti David Snyder : “Çfarë është një kishë?” ishte sfidues për ne. Ai na argumentoi përkufizimin e mëposhtëm se çfarë është një kishë: “Grupimi i njerëzve të thirrur nga Jezusi të cilët kanë rënë dakord që ta jetojnë duke e bërë praktikë Fjalën e Perëndisë”. Ndërsa diskutoja me Britaninë përsa i përket sesionit të David Snyder, ne arritëm në përfundimin se ndoshta ne jemi fajtorë të faktit se kemi ngatërruar kuptimin se çfarë është një Kishë dhe se çfarë në të vërtetë një Kishë e shëndetshme duhet të jetë. Për këtë gjë, ne duhet të marrim më seriozisht faktin se përkufizimi ynë se "çfarë një kishë është", duhet të përqaset biblikisht me atë që shohim në Shkrimet e Shenjta, dhe ndërsa e bëjmë këtë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i shtojmë kërkesa të tjera këtij përkufizimi. Faleminderit Snyder!
NJË LUTJE PËR UNITET: LOKALISHT DHE GLOBALISHT
Ne kemi dëgjuar për Palin se si e nxiste Kishën e Romës në letrën e Romakëve 15, që ata që ishin të fortë në besim t'u shërbenin atyre që ishin më të dobët apo më të rinj në besim. Arsyeja për të cilën Pali po i nxiste ata, gjendet në vetë modelin e Jezusit. Jezusi ishte në një pozicion nderimi, dhe lirie të plotë prej shqetësimeve të kësaj bote, por pavarësisht kësaj Ai mori përsipër të hynte brenda Krijimit të Tij, në mënyrë të vullnetshme, në mënyrë që të na tregonte Dashurinë e tij dhe të na shërbente më mirë neve. Zoti erdhi ndër njerëzit në mënyrë që njerëzit të kishin mundësi të vinin tek Zoti.
Ne të njëjtën mënyrë ne duhet të imitojmë shembullin e dashurisë sakrifikuese të Shpëtimtarit tonë, për të tjerët. “Le ta duam njëri – tjetrin me dashuri vëllazërore, duke e nderuar tjetrin më shumë se vetveten”. (Rom. 12:10),, dhe “le ta çmojmë tjetrin më shumë se vetveten” (Fil.2:3), si dhe “le të jemi të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës ndaj njëri - tjetrit” (1 Pjetrit 3:8).
Tani që jemi kthyer sërisht në Vixhinian e Veriut, zemrat tona kanë mbetur akoma me vëllezërit dhe motrat që janë shpërndarë kudo në botë. Lutja jonë është që uniteti t'i shënjojë skuadrat dhe kishat tona, për shkak të thesarit tonë të përbashkët Krishtit.
Kjo është lutja jonë:“Dhe Perėndia i durimit dhe i ngushėllimit ju dhėntė juve tė keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit, qė me njė mendje tė vetme dhe njė gojė tė vetme ta pėrlėvdoni Perėndinė, Atin e Perėndisė tonė Jezu Krisht.” (Romakëve 15: 5-6).
koment
Identifikohu/Regjistrohu për të lënë një koment