Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

LAHUTA, DEVETË DHE JEZUSI

postuar Nga Brian Jose

Djemtë adoleshentë qëndronin ulur me fytyra të kthjellta duke mbajtur në dorë instrumentat me tre tela, pa ua hedhur sytë vizitorëve të bardhë që kishin pushtuar gjithë “Tendën Ger" (rrumbullakëta) - Një tendë nomade tradicionale mongole që shërbente si vend takimi për kishën. Ne kishim bërë një udhëtim përgjithësisht të shkurtër me fuoristradë dhe  ndërkaq kishim arritur në fshatin e vogël Khan-Hongor Sum. në shkretëtirën e Gobit.

U shfaqën disa tenda të rrumbullakëta, disa shtëpi të thjeshta me blloqe, një shkollë, klinika shëndetësore, nja dy dyqane modeste dhe rajoni i policisë. Një pamje e vjetëruar e shoqërisë mongole që prej epokës komuniste e jetuar veç prej prindërve dhe gjyshërve të këtyre djemve. Të thuash është pak larg, do ishte veç një deklaratë e sjellshme - sikur toka të ishte e sheshtë ti do rrëzoheshe jashtë saj sepse do kishe prekur skajin e fundit të tokës. 

Mbasi panë sinjalin që Gundmaa, udhëheqësi i kishës u bëri me dorë, djemtë e harruan turpin dhe lahutat filluan te këndojnë. (në këtë video shfaqen djemtë duke luajtur). Shkolla tradicionale e muzikës është pjesë e kontributit që kisha jep për komunitetin.

Animacionet me përralla si “Chuck-E-Cheese” dhe “Disneyland” janë të vetmet video që fëmijët mund të kenë parë përmes DVD-ve që arrijnë të vijnë nga Kina. Këtu humorin e bëjnë vetë njerëzit, mes vështirësive të jetës duke mbledhur bajga ose shkarpa për të djegur në sobë për t’i mbajtur të ngrohta tendat e rrumbullakëta gjatë dimrit të madh të shkretëtirës Gobi, ose duke ndihmuar me kullotjen e tufave të familjes (deve, kuaj, dhi — lloji dhe numri përcaktojnë begatinë familjare).

Pas një performance të shkurtër, dhe disa lojërave shpejtësie prej “solistit të lahutave”, duke imituar i kalin me anë të kombinimit të telave, harkut dhe gishtërinjve të tij, ne pyetëm gjithë kishën

“Kush ju ka folur për herë të parë per Jezusin ketu?”

Gundmaa-i u përgjigj pa hezituar: "Pastor Purvee erdhi tek ne nga Daladzagdani dhe na tregoi Lajmin e Mirë". Unë u ktheva dhe pashë Pastor Purvee — i qetë, pa rënë në sy, dhe modest. Me siguri nuk do t’ iu bjerë rasti ta shihni në televizor, librat e tij nuk do t’i gjeni në listën e leximeve në kurset teologjike, dhe nuk do gjeni thënie të zgjuara prej tij në Twitter. Në fakt, mbase as nuk do bini dakord me praktikën e kishës së tij. Ai për këtë nuk ka kohë pasi është shumë i zënë — i duhet të kalojë shkretëtirën në këmbë për t’i treguar njerëzve për Jezusin. Kur një burrë ecën 25 kilometra përmes Gobit dhe vjen për t’iu treguar diçka, ti i vë veshin dhe dëgjon, ashtu siç kisha bën ende kur ai vjen për t’i mësuar, inkurajuar dhe kujdesur për ta. Më erdhi në mend Hebrenjve 11: “...bota nuk ishte e denjë për ta...".

Pastor Purvee kujdeset për 22 kisha të vogla anembanë Mongolisë. Ai qëndron dhe drejton në një kishë të vogel në Dalanzagdad. Shumica prej kishave takohen sëbashku në tendat e rrumbullakëta në shkretëtirën Gobi. Nëse doni të lexoni raporte të rregullta prej Pastor Purvee dhe kishave në Gobi klikoni këtu.

Tags: mongolia

koment

Back to Top