Go

Contact Us in Albania

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  Some office address in Albania, TBD

Contact Us in the UK

  • Phone: 01302 811319
  • Email: 
  • Mailing Address:  24 Elmfield Road, Hyde Park, Doncaster, South Yorkshire DN1 2BA

Contact Us in the US

  • Phone: 202.468.4571
  • Email: 
  • Mailing Address: PO Box 5188 Wheaton, IL 60189-5188

Shqip

ZBULO VULLNETIN E ZOTIT NË LIDHJE ME MISIONIN, PËR TY DHE KISHËN TËNDE

postuar Nga Martin Fleetwood

Unë nuk jam një pastor apo një anëtar i ndonjë komiteti misionar apo ndokush që i ka rënë botës anembanë në udhëtime misionare. Nuk jam as ai personi i zakonshëm që përfshihet në Tryezat e Rrumbullakëta të Radstock. Gjithësesi, unë jam thjesht anëtar i një kishe lokale të përkushtuar ndaj misionit të cilën e mbështes praktikisht. Në Tetor, mora një ftesë nga njëri prej drejtuesve të Radstock, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët që do të mbahej në Kiev të Ukrainës,  dhe mbasi mora pak kohë pavendosmërie nëse do merrja pjesë apo jo, çdo kundërshtim që mund të kisha u zhduk në çast. Perëndia kish vendosur që kjo gjë të ishte një ide e mirë, ndaj dhe unë thashë po.   

Në fillim isha pak i shqetësuar, pasi unë nuk njihja askënd aty përveç një personi, dhe e dija që edhe ai do të ishte i zënë gjatë gjithë kohës. Por pa kaluar shumë, unë do të takohesha me njerëz fantastikë që vinin nga Shqipëria, Amerika, Islanda, Britania, Bjellorusia, Irlanda, Mongolia dhe pa harruar edhe nga Ukraina. Gjuha e përbashkët ishte Anglishtja, kështu që komunikimi nuk ishte problem aspak deri në momentin kur erdhi koha për të lexuar shenjat në gjuhën Ukrainase sipas alfabetit Cyrillic. Në themel të të gjithave këtyre, ishte Zoti Perëndi dhe bashkësia që Ai kishte sjellë aty. Mund ta kuptoja mirë që isha në mes motrave e vëllezërve të mi. Ndoshta nuk ishim në gjendje të diskutonim të gjitha detajet e hollësishme të teologjisë për shkak të kufizimeve të aftësive tona gjuhësore, por ne ishim në gjendje të ndanim një shaka, të kuptonim sfidat me të cilat përballeshim dhe të inkurajonim njëri-tjetrin.

Objektivi i Radstock në një fjali të përmbledhur është: “Kisha që lidhin kisha për të mbjellë kisha”. Tryeza e Rrumbullakët e bëri këtë në dy mënyra. Në mënyrën klasike e formale ajo bazohet në idenë e ndarjes së fjalës nga  njerëz që flasin për tema të rëndësishme në lidhje me misionin, njerëz të cilët raportojnë për plane e zhvillime, të gjitha këto të mbështetura nga koha e lutjes, leximi i Biblës dhe adhurimi. Dhe mënyra informale që është e lidhur me kohën e pushimit e të kafes, të mbushura me diskutime gjatë kohës së darkës, dhe bisedat individuale me njëri – tjetrin në dhoma në momentet e mbylljes së ditës. Përgjatë kësaj Tryezë të Rrumbullakët, ne kishim mundësi të vizitonim qendrën e qytetit në grupe të vogla, ku një motër e cila vinte nga kisha që na kishte bërë ftesën, na shpjegoi të gjitha ngjarjet me rëndësi që ishin duke e përfshirë Ukrainën gjatë kësaj kohe. Të qënurit pjesë e një grupi të vogël ishte një avantazh për të pasur më shumë mundësi për të njohur njëri – tjetrin ndërsa ishim duke u plotësuar me informacion dhe lajme aktuale.

Në këndvështrimin tim, Zoti më dha detyrën për të kuptuar mendime dhe koncepte që i hasa gjatë takimit, si dhe më lejoi t’i eksploroja më tej në diskutimet që pata përgjatë kohës së kafes, ushqimit etj. Ai më inkurajoi me raportimet besnike që dëgjova nga njerëz të cilët ishin të vendosur në shërbesë atje jashtë për të arritur këtë botë për Krishtin, dhe gjithashtu Ai më lejoi të inkurajoj cdo njeri tjetër duke e dëgjuar apo duke u lutur për të. Pavarësisht se unë nuk jam një delegat tipik i Tryezës së Rrumbullakët së Radstock, unë pata një kohë tërësisht të gëzueshme që e kam shijuar plotësisht për atë që Zoti është Zot i të gjithëve, pa marrë parasysh se çfarë gjuhe flasin këta njerëz. Ai kujdeset për çdokënd – për të gjithë ata të cilët e thërrasin dhe e quajnë Shpëtimtar dhe për të gjithë ata që e duan pavarësisht se nuk e njohin mirë Atë për momentin. 

A do t’ ju rekomandoja që të shkonit e t’i bashkoheshit këtij evenimenti? Nëse dëshironi të njihni Vullnetin e Perëndisë në lidhje me misionin, për veten tënde dhe kishën tënde, unë do të thoja “Po” !

koment

Back to Top